INFORMIM

Të nderuar, kam nderin dhe kënaqësinë të ju informoj se Ministria e Kulturës së RM-së këto ditëve shpalli rezultatet e konkursit vjetorë, ku Komunës së Studeniçanit i pranohet projekti për realizim të turneut tradicional në mundje ”Tradita vazhdon” gjatë vitit 2018.
Me këtë u përmirësua padrejtësia që i bëhej Komunës së Studeniçanit për disa vite me rradhë, ku edhe pse Komuna e Studeniçanit aplikonte në afat kohorë me projektin e turneut tradicional në mundje, çuditërisht mjetet i ndaheshin një OJQ-je.
E sigurojmë opinionin publik se Komuna e Studeniçanit së bashku me Klubin e Mundjes Studeniçani do të bëjn organizim dinjitoz të turneut tradicional në mundje ”Tradita vazhdon” ashtu siq edhe e meriton ky sport, gjë që për fat të keq nuk ishte realitet dy vitet e fundit..
Në emër të Komunës së Studeniçanit, falenderoj angazhimin e sekretarit shtetërorë të Ministrisë së Kulturës, z. Valmir Aziri, për korrektësinë dhe vlerësimin e merituar.

Me respekt,
Azem Sadiki, kryetar i Komunës së Studeniçanit