Kryetari z. Azem Sadiki realizon takim me drejtorin ekzekutiv të Deponisë Drisla z. Goran Angelov

Me datë 31/01/2019 kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku i shoqëruar nga kryetari i Këshillit të Komunës së Studeniçanit z. Regaib Mustafa realizuan takim pune me drejtorin ekzekutiv të deponisë Drisla SHPK Shkup z. Goran Angelov.

Në takim drejtori z. Goran Angelov informoi kryetarin dhe kryesuesin e Këshillit të Komunës se deponija Drisla vazhdon edhe më tej të modernizohet.

Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku, drejtorit z. Goran Angelov i shtroi edhe një kërkesë për realizim të një projekti shum me rëndësi për banorët e fshatit Batincë e që është kërkesë e kahmotshme e banorëve, bëhet fjalë për ndërtimin e një ure që lidhë fshatin Batincë (pjesën e epërme Dreshnicë) me rrugën regjionale për në Markova Sushicë.

Drejtori ekzekutiv i deponisë Drisla z. Goran Angelov informoi kryetarin se deponija Drisla është e gatshme të ndihmon Komunën e Studeniçanit për realizim të projekteve të rëndësishme për përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe për vazhdimin e bashkepunimit me Komunën e Studeniçanit.