Ndahen kontrata pune për punonjësit e NPK Studeniçani

Në prani të kryetarit të Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku dhe të pranishmëve tjerë, drejtori i NPK Studeniçani z. Erduan Saliju ndau kontratat për transformim të vendeve të punës nga ato me afat të caktuar në kontrata pune me afat të pacaktuar për punëtorët e NPK Studeniçan.

Me këtë rast u shtrua edhe një koktej modest, për cka falënderojmë Restaurant Guri – Studeniçan me pronar z. Jusuf Adili për këtë mirësi!