Komuna e Studeniçanit i dhuron auto ambulancë, Ministrisë së shëndetësisë

Duke e parë situatën e vështirë e cila ka kapluar vendin tonë si pasojë e përhapjes së virusit korona, me propozim të kryetarit të Komunës së Studeniçaniz z.Azem Sadiku, Këshilli i Komunës së Studeniçani në mbledhjen e jashtzakonshme e mbajtur më 19/03/2020, solli Vendim që auto ambulanca pronë e Komunës së Studeniçanit ti dhurohet Ministrisë së shëndetësisë së RMV-së.

Auto ambulanca në fjalë është e përgaditur me të gjitha paisjet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve mjekësore, dhe e njëjta do ti jepet në shërbim Shtëpisë së shëndetit publik – Shkup.

Me këtë akt, Kryetari i Komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiku shpreson që sado pak të lehtësohet puna e punonjësve mjekësorë në këtë situat mjaft të vështirë, por në të njëjtën kohë do të mundësojë edhe shërbime më të shpejta mjekësore pasi auto ambulanca do të përdoret për të gjithë pacientët në nevojë.

Për ndryshe Komuna e Studeniçanit ambulancën në fjalë e ka fituar si donacion nga Komuna Alltinova / Turqi.

Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit