NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA SHTABI EMERGJENT I KOMUNËS SË STUDENIÇANIT

8, PRILL, 2020 Shtabi i emergjencave i Komunës së Studeniçanit për parandalimin dhe ballafaqimin me Korona virusin Kovid 19, në pajtim me masat dhe rekomandimet e dhëna të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Verioriut për qarkullim të kufizuar, i miratoi këto përfundime:

Ky njoftim ju drejtohet të gjitha marketeve dhe operatorëve ekonimik në territorin e Komunës së Studeniçanit që janë të interesuar të bëjnë dorëzimin e gjësendeve të nevojshme për nevoja urgjente e të paanulueshme gjatë kohës së orës policore gjatë vikendit, detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë tek Shtabi i Emergjncës i Komunës së Studeniçanit në këtë adresë elektronike studenican@studenicani.gov.mk ose të dorëzojnë kërkesë në arkivin e Komunës së Studeniçanit – (e enjtë) nga ora 08:30 deri në ora 14:00 .

Do të lejohet qarkullimi maksimum i 10 personave të punësuar të paraqitur përfshirë edhe shpërndarësit nga marketi, të cilët duhet të kenë pajisje përkatëse mbrojtëse.Operatorët ekonomik të regjistruar për kryerjen e dorëzimit të ushqimit përmes dërgesave on-line, në mënyrë të papenguar ta kryejnë punën e tyre gjatë ditëve e shtunë dhe e dielë dhe për të njejtën të njoftojnë Shtabin Emergjentë të Komunës së Studeniçanit ne mailin studenican@studenicani.gov.mk

I drejtohet njoftim të gjitha Barnatoreve në territorin e Komunës që do të punojnë gjatë kohës së orës policore gjatë uikendit, detyrimisht t’i dorëzojnë të dhënat e nevojshme në adresën elektronike studenican@studenicani.gov.mk më së voni deri nesër (E ENJTE) në ora 14:00.

Kjo nevojitet për koordinimin në kohë me ekipet mobile të Komunës së Studeniçanit dhe SPB Shkup, Draçevë.I drejtohet rekomandim marketeve që të bëjnë dezinfektimin e detyrueshëm objekteve gjatë orëve të mëngjesit, para fillimit të orarit të punës.Kërkesën për leje pune gjatë orës policore marketet e interesuara mund ta shkarkojnë ne linkun më poshtë:

Kontakt:

Nimetulla Demiri,

Mob: 078381593

Me respekt,

Kryetari I shtabit të krizës, z. Azem Sadiku