Përfundon rikonstruksioni i rrugës për në Kitkë

Ka përfunduar edhe asfaltimi i rrugës për në Kitkë, pjesa prej në f.Koliçan të epërm deri te varrezat e f.Uji i kuq, me këtë u përfundua rikonstruksioni i kësaj pjese.
Është kryer rikonstruksioni i rrugës me gjatësi prej 3km.
Vlera e projektit është 17,676,400.00 denarë me tvsh ndërsa mjetet janë siguruar nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural dhe Komuna e Studeniçanit.

Komuna e Studeniçanit përfundoi edhe një projekt shum të rëndësishëm për banorët e Komunës së Studeniçanit dhe gjith vizitorëve, duke e patur parasysh se në këtë pjesë gjindet mali Kitkë si atraksion turistik për gjith Shkupin.

Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit