Përfundon bekatonizimi i rrugës me sipërfaqe prej 520 m2

Ekipet e Komunës së Studeniçanit kanë përfunduar punimet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit fekal në njërin krah pranë rrugës 3 në f. Studeniçan.
Gjatësia e rrjetit të kanalizimit është 81m.

Pas përfundimit të punimeve për rrjetin e kanalizimit fekal është bërë edhe rikonstruksionimi i rrugës me pllaka betoni  me sipërfaqe prej 520m2.

Ne nuk ndalemi këtu, investimet në përmirësimin e insfrastrukturës rrugore vazhdojnë edhe më tutje, në cdo rrugë, çdo lagje të Komunës tonë.