Përfundon rikonsktrusioni i rrugës në fshatin Maja e Zezë

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës në fshatin Maja e Zezë.Është kryer rikonstruksioni i rrugës me gjatësi prej 1,5 km.Rikonstruksioni ka përfshirë heqjen e asfaltit të vjetër, rregullimin e shtresës së parë, rregullimin dhe kanalizimin e ujërave, tamponimit, asfaltimit si dhe në fund rregullimi i bankinave në të dyja pjesët e rrugës.Vlera e projektit është 5,158,016 denarë me tvsh ndërsa mjetet janë siguruar nga Banka botërore nëpërmjet Ministrisë së financave.