Komuna e Studeniçanit furnizohet me automjet për larrjen e rrugëve

Qendra për zhvillim të rajonit të Shkupit dhe Komuna e Studeniçanit me sukses e realizuan projektin – furnizim me “mjet transportues – kamion për larrjen e rrugëve në Komunën e Studeniçanit”.Me datë 14 dhjetor 2020, Shefi i QZHRSH, Z. Ljupço Kec Mickovski, zyrtarisht ia dorëzoi automjetin për larrjen e rrugëve Kryetarit të Komunës së Studeniçanit, Z. Azem Sadiki.Me automjetin transportues – kamioni për larrje të rrugëve do të ruajmë higjienën e hapësirave publike në Komunën e Studeniçanit dhe do të mundësojmë që popullata të lëvizë e sigurt në trafikun lokal në kushte të ndryshme të motit.Projekti për prokurimin e “Automjetit transportues – kamion për larjen e rrugëve të Komunës së Studeniçanit” është realizuar me mjete financiare nga Byroja për Zhvillim Rajonal të Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale të Republikës së Maqedonisë, në vlerë prej 4,366,500 denarë.