Rreth komunës
Komuna e Studeniçanit përfshinë pjesën jugore dhe jugperëndimore të fushëgropës së Shkupit, si hapësirë e mëparshme e Komunës së Kisella Vodës. Në territorin e saj rrjedh lumi Kadina. Hapësira e kësaj komune ka strukturë të llojllojshme relievike, sepse pjesa më e madhe e saj është vend kodrinoro-malor, e vendosur në mes maleve Galishnicë dhe Karaxhicë, gjegjësisht i takon masivit malor të Jakupicës.