Komuna e Studeniçanit organizon manifestimin tradicional në mundje “Tradita vazhdon” 2018
Informojmë banorët e Komunës së Studeniçanit dhe opinionin e gjërë se Komuna e Studeniçanit në bashkëpunim me Klubin e mundjes “Studeniçani” me datë 16.09.2018 (e diel) me fillim prej ora 11:00 në qendrën rekreativo sportive në Studeniçan organizon manifestimin tradicional në mundje “Tradita vazhdon” 2018.
Në këtë manifestim, pritet të marrin pjesë mbi njëqind mundës (pehlivanë) nga Kosova, Shqipëria, Turqia dhe Maqedonia, ku garuesit do të ndahen në pesë kategori.
Manifestimi tradicional në mundje “Tradita vazhdon” 2018 mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës së RM-së, Komuna e Studeniçanit dhe afaristë nga Studeniçani.
I ftojmë të gjithë dashamirët e mundjes që të marrin pjesë në këtë manifestim kulturoro-sportiv.
17.08.2018, Studeniçan
Me respekt,
Azem Sadiki / kryetar