Ministri i Kulturës Asaf Ademi në emër të traditës shum vjeçare të Studeniçanit manipulon mjetet e buxhetit
Ministri i Kulturës Asaf Ademi në emër të traditës shum vjeçare të Studeniçanit manipulon mjetet e buxhetit
Studeniçani do të vazhdon ta ruaj me xhelozi sportin e mundjes.
Për këtë gjë meritë më të madhe kanë sportistat dhe dashamirët e këtij sporti që në vazhdimësi e kan ndihmuar dhe vazhdojnë ta ndihmojnë këtë sport.
Komuna e Studeniçanit po bën të pamundurën që të jetë në shërbim të Klubit të Mundjes “Studeniçani”, në vazhdimësi e ndihmon klubin dhe do të vazhdon të përkujdeset që kjo traditë të ruhet dhe të përcillet gjeneratë pas gjenerate në Studeniçan.
Komuna e Studeniçanit bashkë me Klubin e Mundjes “Studeniçani” vite me radhë organizojnë Manifestimin tradicional “Tradita vazhdon” ku me mjete nga buxheti dhe me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe me ndihma nga sportëdashësit e Karshiakës, për çdo vjet organizon spektakël të veçantë për qytetarët e komunës dhe më gjërë.
Ky manifestim tanimë ka marrë edhe përmasa ndërkombëtare, sepse marrin pjesë mundësa nga Kosova, Shqipëria, Bullgaria, Greqia dhe nga Turqia.
Edhe pse me kohë kemi konkuruar në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës, por, këtë vit Ministri Asaf Ademi ka vendosë që mos ta ndihmon Komunën e Studeniçanit, në organizimin tradicional shumvjeçar.
Ai ka vendosur që në emër të kësaj ta ndihmon shoqatën Aksi, sepse kjo shoqatë është kryekëput shoqatë e Lëvizjes BESA (nuk e dijmë e cilës besë). Kjo shoqatë gjithqka mundë të jetë por asgjë nuk ka të përbashkët me sportin dhe traditën e mundjes në Komunën e Studeniçanit.
Ministri dhe dilberat e tij që i ka për rreth vehtes, mundë të bëjnë ç’të dojnë, mundë që të keqpërdorin paratë, por nuk munden që këtë ta bëjnë në emër të traditës tonë. Nuk munden që ta keqpërdorin djersën e djemëve tonë, nuk munden ta keqpërdorin mundin dhe punën e palodhëshme të kryesisë së klubit të mundjes “Studeniçani” dhe kontributin e Komunës së Studeniçanit.
Komuna e Studeniçanit ka reaguar me shkrim edhe deri te kryeministri i Qeverisë z-ri Zoran Zaevi me shpresë se ky manipulim dhe ky keqpërdorim të ndërpritet, vendimi i ministrit Asaf Ademi të anulohet dhe mjetet të drejtohen aty ku e kan vendin.
Azem Sadiki
Kryetar i Komunës së Studeniçanit
Studeniçan
11 shkurt 2019