Kryetari Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku i shoqëruar nga sekretari i Komunës z. Burhanedin Nuhiju, morën pjesë në forumin konsultativ IPA II Programi për bashkëpunim ndërkufitar Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Sot, kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku i shoqëruar nga sekretari i Komunës z. Burhanedin Nuhiju, morën pjesë në forumin konsultativ IPA II Programi për bashkëpunim ndërkufitar Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut.
Shum shpejt pritet të hapet thirja për aplikim me projekte konkrete.
Pas përfundimit të forumit konsultativ, kryetari i Komunës z. Sadiku realizoi takim me Ministrin e vet qeverisjes lokale z. Suhejl Fazliu me të cilin u bisedua rreth mundësisë për realizim të projekteve me mbështetje financiare nga Biroja për zhvillim regjional.
—
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit