Kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku ndau mirënjohje për teologun Behar ef. Mjekiqi nga Republika e Kosovës, i cili ishte i ftuar për të ligjëruar në Xhaminë “Karshiaka” f. Batincë.
Dje kishim knaqësinë e veçantë që të kemi musafir në xhaminë Karshiaka në Batincë hoxhën e nderuar nga Kosova Behar ef. Mjekiqin.
Me ligjëratën e tij hoxha i nderuar na i freskoj zemrat dhe bashkë me numrin e madh te besimtarëve kaluam çaste të bukura.
Në emër të qytetarëve të Komunës së Studeniçanit dhe në emrin tim për hoxhën e ndava një mirënjohje në shenjë falëmderimi për vizitën dhe për kontributin e dhënë në afirmimin e vlerave univerzale islame.
Zoti i lartëmadhëruar na i pranoftë agjërimin dhe lutjet, hoxhën e nderuar e shpërbleftë.