V Ë R E J T J E

Të nderuar pronarë të kompanive me seli në Komunën e Studeniçanit që ende nuk e keni paguar tatimin e caktuar nga komuna për kompanitë (i njohur në popull si: Firmarina) e që është obligim ligjor, Ju informojmë se ditëve në vijim gjithë juve do të ju arrijnë vërejtje për mos shlyerjen e detyrimeve ndaj Komunës së Studeniçanit.

Në qoftë se në afat deri më 8 ditë nga dita e pranimit të vërejtjes nuk e paguani të gjithë borxhin, do të meren masa për pagesë të detyrueshme, si që është ngrirja e llogarive bankare, e që për Ju paraqet harxhime shtesë.

Andaj shfrytëzoni mundësinë që të paguani borxhin me kohë!

Për ç’do paqartësi Ju lutemi paraqiteni te zyra e tatimeve pranë Komunës së Studeniçanit.
___________
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit