Qytetarët e pandërgjegjshëm vazhdojnë të dëmtojnë ambientin jetësor!

Edhe pse mbeturinat grumbullohen rregullisht nga ana e NPK “Studeniçani”, me kompensim simbolik mujor, disa qytetarë të pandërgjegjshëm vazhdojnë me shprehitë e tyre që mbeturinat ti hedhin “aty ku munden” e me këtë rrezikojnë edhe jetën e banorëve që jetojnë përreth.

Fotografia më poshtë është bërë në vendin e quajtur “bregu i madh”, rruga 2, në krye të fshatit Studeniçan, është rast tipik se si nuk duhet të veprohet dhe në këtë mënyrë të shkatërrohet ambienti jetësor.

Ne mbetemi me shpresë se përfundimisht do të funksionojë ndërgjegjja dhe do të ndërpriten këto shprehi të dëmshme!

Ju njoftojmë se Komuna e Studeniçanit do të ndëshkon gjithë ata që do të dëmtojnë ambientin me hedhjen e mbeturinave të tyre në vende publike.
———-
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit