Komuna e Studeniçanit miratoi buxhetin për vitin 2021
Komuna e Studeniçanit miratoi buxhetin për vitin 2021 që do të jetë progresivë! Këshilli i Komunës së Studeniçanit në seancën e mbajtur sot, me 22/12/2020, njëzëri miratoi buxhetin e Komunës së Studeniçanit për vitin 2021. Komuna e Studeniçanit, edhe vitin e ardhshëm sipas planifikimeve buxhetore, ka një buxhet progresiv dhe zhvillimorë, ku parasheh zhvillimin e infrastrukturës, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësve dhe kanalizimeve si dhe mbështetjen e nismave kulturore, arsimore dhe sportive që janë në interes publik. Buxheti i komunës së Studeniçanit kapë vlerën e 199,616,000.00denarë. Për realizimin e projekteve kapitale, Komuna e Studeniçanit, ka paraparë dinamikën dhe koston e projekteve, për të qenë sa më transparent me realizimin e buxhetit, kundrejt qytetarëve.