Së shpejti fillon rikonstruksioni i rrugës 8 në f. Studeniçan
Komuna e Studeniçanit ka shpallur thirje publike në faqen zyrtare www.e-nabavki.gov.mk për zgjedhjen e operatorit ekonomik i cili do ti kryen punimet për realizim të projektit: Rekonstruksion i rrugës 8 dhe krahut në rrugën 8 në f.Studeniçanit (afër Xhamisë së 4-të).Sipas projektit themelor vlera totale e projektit është 5,347,807.50 denarë + 18% tvsh.Projekti në fjalë financohet nga Byroja për zhvillim rajonal me 2,200,000.00 denarë, ndërsa pjesa e ngelur do të mbulohet nga Komuna e Studeniçanit.