Komuna E Studeniçanit Miratoi Buxhetin Për Vitin 2022
Komuna e Studeniçanit miratoi buxhetin për vitin 2022 që do të jetë progresivë! Këshilli i Komunës së Studeniçanit në seancën e mbajtur sot, me 27/12/2021, me (13) vota PËR, (2) TË PËRMBAJTUR, dhe (0) KUNDËR, miratoi buxhetin e Komunës së Studeniçanit për vitin 2022. Komuna e Studeniçanit, edhe vitin e ardhshëm sipas planifikimeve buxhetore, ka një buxhet progresiv dhe zhvillimorë, ku parasheh zhvillimin e infrastrukturës, instalimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujësjellësve dhe kanalizimeve si dhe mbështetjen e nismave kulturore, arsimore dhe sportive që janë në interes publik. Buxheti i komunës së Studeniçanit kapë vlerën e 220,161,538.00 denarë. Për realizimin e projekteve kapitale, Komuna e Studeniçanit, ka paraparë dinamikën dhe koston e projekteve, për të qenë sa më transparent me realizimin e buxhetit, kundrejt qytetarëve.