INFORMIM PËR NGJARJEN E FUNDIT NË FSHATIN MARANË
Kryetari i komunës së Studeniçanit sot me datë 01.07.2022 ka bërë thirje për mbledhje urgjente në Këshillin Lokal për Preventivë në Komunën e Studeniçanit, në këtë mbledhje urgjente morrën pjesë këshilltarët komunal, përfaqësuesë nga MPB, pëfaqësuesë nga këshilli i xhamisë së fshatit Moranë dhe përfaqësuesi i pronës private.
Në pranin e të gjithë përfaqësuesve ka patur një debat konstruktiv, dhe në kuadër të ingerencave ligjore që posedon komuna e Studeniçanit arritëm që të sjellim disa konkluza:
1. – Qytetarët e fshatit Maranë nuk do të kenë problem me rrugën dhe ujin e pijshëm që kalon nëpërmjet pronës private (Kemi deklaratë me shkrim dhe të verifikuar në noter).
2. – Komuna e Studeniçanit do të angazhon makineri për ta hapur rrugën për skaj parcelës që shkon për tek burimi i ujit.
3. – Komuna e Studeniçanit sëbashku me hoxhallarët dhe këshilli i xhamisë poashtu edhe pronari i pronës private do të angazhohen maksimalisht që të punojnë për të ulur tensionet e qytetarëve duke i informuar drejtë dhe për të qetësuar situaten.
– Siguria e qytetarëve të Komunës së Studeniçanit është çështje parësore e jona, por njëashtu kërkojmë bashkpunim edhe nga ana juaj që të arrihet paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët.