KRYETARI I GOSTIVARIT ARBEN TARAVARI PËR VIZITË NË KOMUNËN E STUDENIÇANIT
Kryetari i komunës së Studeniçanit z.Azem Sadiki, i shoqëruar nga shefi i kabinetit z.Nimetulla Demiri sëbashku edhe me Drejtorin e NPK-së z.Erduan Saliju dhe Kryetarin e këshillit z.Ferdi Shabani mirpriti në kabinetin e tij Kryetarin e Komunës së Gostivarit z.Arben Taravari.
Kryetarët e dy komunave, biseduan në lidhje me gjendjen aktuale në komunat të cilat i udhëheqin dhe shqyrtuan modalitetet për kryerjen e reformave të nevojshme, me theks të veçantë bashkëpunimin në nivel lokal.