Azem Sadiki takohet me Ministrin per investime të huaja Dr. Bardhyl Dautin
Sot për vizitë zyrtare në Komunën e Studeniçanit ishte ministri për investime të huaja nga radhët e PDSH-së Dr. Bardhyl Dauti me kabinetin e tij.
Biseduam për projekte konkrete që komuna jonë pret ti realizon me fonde nga qeveria dhe fonde nga organizatat ndërkombëtare që veprojnë në vendin tonë.
E informuam ministrin se komuna jonë ka hapsirë dhe kushte të volitëshme për investime në sferën e bujqësisë, energjetikës, turizmit, prodhimtarisë dhe blegtorisë.
Shpresojmë se bashkëpunimi jonë i ngushtë do të jep rezultate konkrete.