Delegacion i Komunës së Studeniçanit në vizitë zyrtare në Turqi
Me ftesë të kryetarit të Komunës Altinova Dr.Metin Oral, një delegacion i Komunës së Studeniçanit në krye me kryetarin e Komunës z. Azem Sadiki, sekretarin e Komunës së Studeniçanit z. Burhanedin Nuhiju, drejtorin e NPK “Studeniçani” z. Erduan Saliju dhe anëtarë tjerë të kabinetit të kryetarit ishte në vizitë zyrtare në Komunën Altinova Republika e Turqisë.
Delegacioni i kryesuar nga kryetari z. Azem Sadiki mori pjesë në turneun e 4 me rradhë në mundje organizuar nga Komuna e Altinovës.
Përveç pjesmarjes në turneun tradicional në mundje, u realizuan edhe shum takime me kryetarë komunash, guvernatorë të qyteteve, drejtorë shkollash etj.
Komuna e Studeniçanit dhe Komuna e Altinovës kanë marrëveshje vëllezërimi.
25.04.2018, Studeniçan
Shërbimi për informim pranë Komunës së Studeniçanit