Komuna e Studeniçanit pjesë e projektit ”From Disability to FoodAbility”!
Sekretari i Komunës së Studeniçanit z.Burhanedin Nuhiju realizoi takim pune me drejtorin e Federatës kombëtare të fermerëve z.Stefan Orozoviç.
Temë e bisedës ishte kyçja e Komunës së Studeniçanit në projektin ”From Disability to FoodAbility” të cilin Federata kombëtare e fermerëve e ralizon me përkrahje të Organizatës suedeze për zhvillim We effect dhe Radiohjalpen, dhe ka për synim personat me aftësi të veçanta.
Nga projekti në fjalë, një familje nga Komuna e Studeniçanit do të fiton grant në vlerë prej 240,000.00 (4.000 euro) që do të përzgjidhet nga Federata, ndërsa në përmbyllje të projektit Komuna e Studeniçanit do të realizon një mini projekt në vlerë prej 180,000.00 denarë me përkrahje të projektit të lartpërmendur.
Vlen të përmendet se vetëm 11 komuna në RMV, janë pjesë e këtij projekti.
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit