Komuna e Studeniçanit dhe Komuna e Buxhës (Buca) nga Izmiri realizuan iftar të përbashkët
Komuna e Studeniçanit dhe Komuna e Buxhës (Buca) nga Izmiri i Republikës së Turqisë kanë marrëveshje bashkëpunimi në nivel të vëllazërimit.
Me rastin e muajit të shenjt të Ramazanit Komuna e Studeniçanit në atmosferë festive bashkë me Kryetarin z.Erhan Kiliç nënshkruajtëm marrëveshje vëllazërimi, dhe me këtë rastë organizuam iftar të përbashkët me bashkëqytetarë të komunës tonë, poashtu falenderojmë musafirët që ishin në këtë iftarë posaçërisht delegaconin nga Turqia bashkë me Kryetarin e Gjysmë hënës së kuqe Konak-Izmir Ömur Shanli dhe ekipin e tij, si dhe Kryetarin e Federacionit Balkanik Ulusrarasi z.Ekrem Selimler dhe bashkëpuntorët e tij që prezentuan në këtë iftarë, poashtu një falenderim të veçant për pjesmarjen e hoxhallarëve të komunës tonë që na nderuan me prezencën e tyre, poashtu nuk munguan edhe afaristët sbashku me qytetarë të komunës tonë.