LAJMËRIM
Lajmërohen banorët e rrugëve 1 dhe 2 në f. Studeniçan (pjesa prej në qendër në drejtim të pjesës së epërme të fshatit) se Komuna e Studeniçanit në bashkpunim me NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” Shkup, së shpejti do të fillon me kyçjen e amvisërive në sistemin e ri të ujësjellësit.
Ç’do amvisëri që i ka pusetat (shaktet) më larg se 6-8m nga rrjeti i ujësjellësit, obligohet që në afat prej 7 ditëve të ndërtoj pusetë të re në këtë distancë.
Amvisëritë që nuk do të veprojnë në përputhje me këtë lajmërim, nuk do të kenë mundësi të kyçen në rrjetin e ujësjellësit dhe do të ngelin pa furnizim me ujë.
Pas përfundimit të kyçjes në rrjetin e ri të ujësjellësit, rrjeti i vjetër do të ndërpritet dhe nuk do të jetë në përdorim.
Më poshtë Ju paraqesim disa vizatime se si duhet të ndërtohen pusetat.
——-
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit