TIKA shpërndan ndihma në Komunën e Studeniçanit për shkak të COVID-19
Në shpërndarje që filloi nga fshati i Koliçanit të Poshtëm të Komunës Studeniçan në kryeqytetin Shkup, morën pjesë Ambasadori i Turqisë në Shkup, Hasan Mehmet Sekizkök, Koordinatori i TIKA-s në Shkup, Aytekin Ayden, Kryetari i Shoqatës ADEKSAM, Tahsin Ibrahim dhe banorët e fshatit.
Ndihmat pas Koliçanit vazhduan të shpërndahen në fshatin Pagarushë.
U shpërndanë gjithësej 100 pako, prej tyre 80 pako në fshatin Koliçan të Poshtëm dhe 20 pako në fshatin Pagarushë.
Në emër të Komunës së Studeniçanit, mysafirët I mirëpriti drejtori i SH.F.K. ‘’Mustafa Kemal Ataturk’’ z. Sabri Imer.
Aktiviteti në fjalë u realizua në bashkpunim me OJQ YENI YILDIZ TURK DERNEGI nga fshati Koliçan I Poshtëm.