Sekretari

Document

Burhanedin Nuhiju u lind më 17.01.1988 në Maranë të Komunës së Studeniçanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa arsimin e mesëm në Shkollën Ekonomike Juridike të qytetit të Shkupit “Arseni Jovkov”. Studimet deri-diplomike i mbaroi në Fakultetin Juridik Iustinianus Primus në Universitetin Shën Qirili dhe Metodi, ndërsa studimet post-diplomike i mbaroi në Univerzitetin FON, gjithashtu në fakultetin juridik në drejtimin e së drejtës civile.

Objekt studimi i disertacionit të tij ishte “Vetëqeverisja lokale dhe informacionet me karakter publik”.Përveç gjuhës shqipe dhe gjuhës maqedonase ai zotëron edhe gjuhën angleze dhe atë turke. Burhanedin Nuhiju ka ndjekur disa trajnime si brenda poashtu edhe jashtë vendit. Në të njëjtën kohë ai është aktiv edhe në sektorin civil tash e ca vite.

Nga viti 2009 deri në vitin 2013 ka punuar si mësimdhënës në SHF. Naim Frashëri- Studeniçan ndërsa nga viti 2013 e këndej punon në Komunën e Studeniçanit. Kurse në janar të vitit 2018 iu besua posti i sekretarit të Komunës së Studeniçanit.

E-mail: lawyer@studenicani.gov.mk
Tel: 071-578 027