KOMUNIKATË

Komuna e Studeniçanit informon opinionin e gjërë në lidhje me deklaratat e drejtorit të Byrosë për zhvillim rajonal në ngjarjen e nënshkrimit të marrëveshjeve me komunat që kanë fituar mjete nga programi për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2019, i organizuar në Qeverinë e RMV-së me datë 18.07.2019, ku veçanërisht potencohet se Komuna e Studeniçanit pas kërkesës për marrje të mjeteve nga programi për zhvillim të barabart rajonal për vitin 2019 është e diskualifikuar nga thirrja publike për shkak të dokumentacionit jo të kompletuar, e cila u përcoll në të gjitha mediumet nacionale.
Ndryshe, Komuna e Studeniçanit në thirrjen publike për ndarje të mjeteve nga programi për zhvillim të barabartë rajonal për vitin 2019 e shpallur nga Byroja për zhvillim rajonal me datë 28.01.2019, ka aplikuar me kërkesë për sigurim të mjeteve për furnizim me kamion për larje të rrugëve lokale në Komunën e Studeniçanit.
Gjatë plotësimit të aplikacionit nëpunësit administrativ të komunës permanent kanë qenë në kontakte me nëpunësit administrativ të Byrosë për zhvillim rajonal të angazhuar nga institucioni për tu dalë në ndihmë komunave të interesuara për aplikim në thirrjen publike, gjë që dëshmon se aplikimi, para se të dorëzohet në Byronë për zhvillim rajonal, ka qenë i kompletuar dhe ka dritë jeshile nga vet nëpunësit administrativ të Byrosë.
Lajmi, se gjoja aplikimi i Komunës së Studeniçanit është i jo kompletuar, për ne si institucion nuk është tjetër përpos një tendence për ta degraduar imazhin e institucionit dhe punës së kryetarit të Komunës së Studeniçanit, për çka dyshojmë se mund të ketë edhe prapavijë politike.

Studeniçan, 19.07.2019
——————-
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit

Lë përgjigjejen

Ju lutem shenoni komentin
Ju lutem shkruani emrin këtu