Reagim për sulmin ndaj futbollistit Muzafer Ejupi

Me shumë keqardhje e brengosje pranuam lajmin mbi brutalitetin e ushtruar ndaj njërit ndër futbollistët më të mirë jo vetëm të Komunës së Studeniçanit por edhe të vendit, Muzafer Ejupi.
Me këtë rast, konsiderojmë që organet e rendit dhe ligjit kroat, do të zbardhin rastin dhe autorët e këtij akti barbar do t’i nxjerr para institucioneve të drejtësisë. Ndërsa lojtarit Muzafer Ejupi i dëshirojmë shërim sa më të shpejtë dhe kthim sa më parë në fushën e blertë.
———-
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit

Lë përgjigjejen

Ju lutem shenoni komentin
Ju lutem shkruani emrin këtu