Kryetari i Komunës së Studeniçanit Azem Sadiki uron festën e Kurban Bajramit

Të nderuar banorë tē Komunës së Studeniçanit!
Këto ditë përjetojmë festën madhështore që Zoti ia dhuroi robërve të tij, festën e Kurban Bajramit. Kjo festë shpreh solidaritetin ndērmjet myslimanëve dhe mëshirën e Zotit ndaj tyre. Padyshim që simbolika e kësaj feste ngelet sakrifica përmes së cilës njeriu duhet që ta dhuroj për hirë të Krijuesit të vet.
Pasi që në këto ditë realizohet rituali i haxhit në Mekë, ne lusim të Madhin Zot që gjithë haxhinjtë në vendlindjen e tyre të kthehen me haxh të pranuar.
Urime për shumë vite festën e madhe të Kurban Bajramit dhe begatitë e Zotit qofshin me ju!

Studeniçan, 21.08.2018

Me respekt,

Komuna e Studeniçanit
Azem Sadiki / kryetar