I N F O R M I M

Të nderuar pronarë të kompanive me seli në Komunën e Studeniçanit që ende nuk e keni paguar tatimin e caktuar nga komuna për kompanitë (i njohur në popull si: Firmarina) e që është obligim ligjor, Ju informojmë se ka skaduar afati i dhënë nga ana e Komunës së Studeniçanit për shlyerjen e detyrimeve ndaj Komunës së Studeniçanit.

Nga dita e hënë (21.10.2019) për gjitha kompanitë që kanë detyrime të pa shlyera, do të ngriten procedura për pagesë të detyrueshme siç është blokimi i xhiro llogarive.

Për ç’do paqartësi Ju lutemi paraqiteni te zyra e tatimeve pranë Komunës së Studeniçanit.
___________
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit

Lë përgjigjejen

Ju lutem shenoni komentin
Ju lutem shkruani emrin këtu