KOMUNA E STUDENIÇANIT ME ORAR PUNE TË SHKURTUAR

Për shkak të situatës së krijuar nga përhapja e virusit korona (COVID-19), Komuna e Studeniçanit i informon qytetarët se deri sa janë në fuqi masat e Qeverisë dhe Ministrisë së shëndetësisë, do të punon me orar pune të shkrutuar, ç’do ditë pune prej 08:30 deri 14:00.

Njëherit, Ju informojmë se tani më një periudh të caktuar është ndërprerë puna me palë e të gjitha sektoreve në komunë, ndërsa arkivi i komunës do të funkcionon prej 09:00 deri 14:00.

U bëjmë apel qytetarëve, për gjitha nevojat, pyetje dhe propozime deri te komuna, të njëjtat ti adresojnë në mënyrë elektronike, në studenican@studenicani.gov.mk, dhe në numrin e telefonit 02/2724 – 005.

Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit