Mujedin Abazi zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës së Studeniçanit

Në mbledhjen e 18 -të, të Këshillit të Komunës së Studeniçanit mes tjerash në rend dite ishte edhe zgjedhja e kryetarit të ri të Këshillit të Komunës së Studeniçanit, pas dorëheqjes së kryetarit të deritanishëm.
Me shumicë votash nga këshilltarët e pranishëm u votua që Mujedin Abazi për kryetar i Këshillit.

Për ndryshe Mujedin Abazi është nga f.Studeniçan dhe vjen nga lista e këshilltarëve të PDSH-së.

Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit