Për Studeniçanin që duam

Komuna e Studeniçanit ka nderin t’ju ftojë më datë 21.11.2023 (e martë), me fillim në ora 15:30, në ambientet e “Restaurant Guri 1” në f. Studeniçan, ku do të mbahet Sesioni i parë i forumit të projektit “Fuqizimi i këshillave komunale”.
Ky projekt financiarisht është mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC dhe implementohet nga ana e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara – UNDP.
Në kuadër të forumeve në bashkësi (gjithsej 5 sesione) do të diskutohet për problemet dhe prioritetet e Komunës së Studeniçanit dhe do të ofrohen zgjidhje nga të cilat do të dalin ideja për projekte/koncepte për propozim projekte. Nga këto koncepte për propozim projekte, pjesëmarrësit në forum do t’i zgjedhin më të rëndësishmet.
Me fondin e siguruar të projektit prej 50,000 CHF do të financohen më së paku 1 dhe më së shumti 3 projekte, të cilat do të zgjidhen dhe përpunohen nga ana e pjesëmarrësve të forumeve.
Në sesionin e fundit, të pestë, do të jepen informata rreth realizimit të projekteve të zgjedhura nga forumi dhe rekomandimet.

Temë e forumeve do të jetë inkluzioni social, si dhe temat tjera si barazia gjinore, qeverisja e mirë dhe bashkëpunimi multietnik.
Me këtë ftohen të gjitha palët e interesuara, para së gjithash qytetarët, OJQ-të, përfaqësuesit e sektorit të biznesit, institucionet arsimore, sociale etj., që të marrin pjesë në sesionin e forumit.

Me respekt,
Komuna e Studeniçanit