Profili i Komunës

Komuna e Studeniçanit është komunë që shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në Studeniçan.
Komuna e Studeniçanit përfshinë pjesën jugore dhe jugperëndimore të fushëgropës së Shkupit, si hapësirë e mëparshme e Komunës së Kisella Vodës. Në territorin e saj rrjedh lumi Kadina. Hapësira e kësaj komune ka strukturë të llojllojshme relievike, sepse pjesa më e madhe e saj është vend kodrinoro-malor, e vendosur në mes maleve Galishnicë dhe Karaxhicë, gjegjësisht i takon masivit malor të Jakupicës. Ajo kufizohet me këta komuna: Sopishtë, Kisella Vodë, Zelenikovë dhe Veles.Territori i komunës së Studeniçanit përfshinë sipërfaqe prej 274 km 2  dhe numërohet prej komunave mesatare në Republikën e Maqedonisë. Dendësia mesatare e banimit është 62 banorë në një km 2  e cila në raport me karakterin kodrinoro-malor të komunës është mesatare relativisht  e mirë.
Në përbërje të komunës së Studeniçanit janë 19 fshatra prej të cilave 18 janë të banuara kurse nga një fshat ( Kalldirec) të gjithë banorët janë të shpërngulur. Qendra e komunës është në f. Studeniçan kurse vendbanimet tjera janë: Batinca, Draçevica, Koliçani i poshtëm, Koliçani i epërm, Uji i kuq, Alldinca, Cvetova, Ellova, maja e zezë, Markova Sushica, Vërtekica, Mallçishta, Umova, Pagarusha, Osinçani, Gaberi dhe Morana.