Komuna jonë është në grupin e parë në Projektin e USAID-it për përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve
Komuna e Studeniçanit vazhdon projektin e USAID-it “Partnerë të rinj për buxhetim komunal më të mirë”
Me 6 prill 2022, USAID-i shpall grupin e dytë e partner-komunave të reja për
përforcimin e kapaciteteve dhe shrytëzim të resurseve. Kryetarë të njëzet-e-katër komunave
nënshkruan Memorandum për Mirëkuptim dhe u angazhuan për rritjen e kualitetit të
sistemeve tatimore, përforcimin e kapaciteteve operacionale të administratës tatimore dhe
përmirësimin e aftësive të qeverisjeve lokale për të planifikuar, menaxhuar dhe zbatuar
fondet e sektorit publik. Gjithashtu, ngjarja përfshin prezantim për Raportin mbi sfidat dhe
rekomandimet kryesore për përmirësimin e procesit buxhetor dhe Raportin për transferet
ndërqeveritare të kapitaleve në njësitë e vetëqeverisjes lokale.
Ambasadorja e SHBA-së Kate Marie Byrnes deklaroj: “Si partneri juaj strategjik, qeveria e
SHBA-së vazhdon të mbështesë përpjekjet tuaja drejt një demokracie më të begatshme dhe
qëndrueshme, bazuar në institucionet Euro-Atlantike. Ne punojmë ngushtë me ju për të
avancuar reformat e decentralizimit, qeverisjes së mirë, sundimit të ligjit dhe reforma kundër
korrupsionit të nevojshme për arritjen integrimit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve të
Maqedonisë së Veriut. Një aspekt kritik i procesit të reformës është krijimi i institucioneve
qeveritare efikase dhe efektive, si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.
Kjo përfshin rritjen e kapaciteteve lokale për të nxitur dhe menaxhuar në menyrë të pavarur
resurset me qëllim të ofrohen shërbime më të mira për qytetarët.”
Projekti i USAID-it për përforcimin e kapaciteteve dhe shfrytëzim të resurseve është aktivitet
pesëvjeçar, i cili i ndihmon institucioneve qeveritare të Maqedonisë së Veriut për nxitje dhe
menaxhim të pavarur të resurseve të nevojshme për financimin e shërbimeve të kërkuara nga
qytetarët e saj. Për të arritur e objektivat e synuara, projekti punon ngushtë me Ministrinë e
financave dhe Ministrinë e vetëqeverisjes lokale, poashtu është në koordinim me donatorët
tjerë dhe BNJVL.