NJOFTIM

NJOFTIM

– Ka filluar afati për dorëzimin e kërkesave për subvencione 2019.

– Ftojmë të gjithë fermerët që të fillojnë ME KOHË me dorëzimin e kërkesave për subvencione për të gjitha kulturat bujqësore, pemtari, vreshtari dhe blektori.

– Praktika e viteve të kaluara ka treguar se zakonisht bujqit e lënë ditët e fundit të dorëzojnë kërkesat duke hasur në humbje kohe dhe lodhje e nervozizëm duke pritur rend me ditë të tëra. Tani më një numër i konsiderueshëm i bëjnë kërkesat vet nga shtëpia ndërsa ata të cilët nuk kanë mundësi vet, le të drejtohen në njësitë rajonale të ministrisë së bujqësisë me kohë dhe ta kryejnë punën.

– Afati i fundit për dorëzimin e kërkesave është 30 Maj 2019.