Intervenohet në rrugën f. Uji i kuq – Kitkë

Ekipe të angazhuara nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore në bashkëpunim me Komunën e Studeniçanit këto ditë janë duke kryer punime ndërtimore për mbushje të gropave dhe zgjerimin e rrugës lokale nga fshati Uji i kuq deri në malin Kitka.

Ndërsa pas përfundimit të procedurave të nevojshme Komuna e Studeniçanit do të bënë asfaltimin e pjesës nga fshati Koliçan i Epërm deri te varrezat e fshatit Uji i kuq. Komuna e Studeniçanit mjetet i ka siguruar nga Agjencioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural.

———
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit