Komuna e Studeniçanit së shpejti me klub të futbollit!

Sot, 21/09/2019 kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku vizitoi fudbollistët e ri të cilët ushtrojnë në Qendrën Rekreative Sportive në Studeniçan.

Me këtë rast kryetari z. Sadiku ju dëshiroi suksese fudbollistëve dhe trajnerëve dhe u bë shpërndarja e dresave, shorcave dhe disa topave për nevojat e tyre, të siguruara nga Kryetari i Komunës së Studeniçanit.

Vlen të përmendet se me iniciativë të disa të rinjve dhe kryetarit të Komunës së Studeniçanit z Azem Sadiku në themelim e sipër është klubi i parë i fudbollit në Komunën e Studeniçanit.

——
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit