Përfaqësues të Gjysmë Hënës së kuqe
#TurkKizilay vizitojnë Komunën e Studeniçanit
Me datë 28//2019 kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku priti në takim përfaqësues të Gjysmë Hënës së kuqe
#TurkKizilay pranë zyrës së Izmirit.
Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë investime të mundshme në sektorin e turizmit.
Pas realizimit të takimit në Komunën e Studeniçanit mysafirët vizituan edhe shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” f. Studeniçan, ku edhe u bë shpërndarja e disa pakove për nxënës me nevojë.
______
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit