Kryetari z. Sadiku, realizon takim pune me drejtorin gjeneral të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” Shkup

Sot, 18/02/2019 një delegacion i Komunës së Studeniçanit në krye me kryetarin z. Azem Sadiku realizoi takim me drejtorin gjeneral të NP ”Ujësjellësi dhe Kanalizimet” Shkup z. Dushko Veskovski, zv. drejtori i NP ”Ujësjellësi dhe Kanalizimet” Shkup z. Xheladin Xheladini dhe drejtori teknik i ndërmarjes.
Temë e bisedës ishte përfundimi i rrjetit të ri të ujësjellësit në Studeniçan, për çka të dy palët u dakorduan që të fillohet me punimet për përfundimin e projektit në fjalë.

***

Денес, 18/02/2019 делегација на општина Студеничани на чело со градоначалникот г. Азем Садику реализира состанок со генералниот директор на ЈП ”Водовод и Канализација” Скопје г. Душко Весковски, заменик директорот на ЈП ”Водовод и Канализација” Скопје г. Џеладин Џеладини како и техничкиот директор на претпријатието.
Тема на разговор беше завршување на новата водоводна мрежа во Студеничани, за што и двете страни се договорија за да се почне со работа за завршување на овој проект.

—-
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit
Служба за информирање на општина Студеничани