Përfaqësues të Gjysmë Hënës së kuqe 🇹🇷 #TurkKizilay vizitojnë Komunën e Studeniçanit

Me datë 28/🔟/2019 kryetari i Komunës së Studeniçanit z. Azem Sadiku priti në takim përfaqësues të Gjysmë Hënës së kuqe 🇹🇷 #TurkKizilay pranë zyrës së Izmirit.

Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me theks të veçantë investime të mundshme në sektorin e turizmit.

Pas realizimit të takimit në Komunën e Studeniçanit mysafirët vizituan edhe shkollën fillore komunale “Naim Frashëri” f. Studeniçan, ku edhe u bë shpërndarja e disa pakove për nxënës me nevojë.
______
Shërbimi për informim i Komunës së Studeniçanit